Homazh për Rafaella Carra, 11 mijë tifozë të kaltër në “Wembley”

Futboll

Homazh për Rafaella Carra, 11 mijë tifozë të kaltër në “Wembley”

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:35
Rafaella Carra

Italia është gati për ndeshjen me Spanjën. Dje u shuajt në moshën 78-vjeçare Rafaella Carra, mbretëresha e televizionit italian. “Showgirl” e famshme ishte një tifoze e zjarrtë e kombëtares azzurre.

Drejtuesit e FIGC kanë vendosur ta nderojnë dhe i kanë kërkuar UEFA-s që në minutat e nxehjes në “Wembley” të vendoset kënga “A far l’amore comincia tu” e Rafaella Carra.

“Ikja e një ikone si Raffaella Carra, një grua inovative dhe artiste e jashtëzakonshme, i ka goditur të gjithë. Para Itali-Spanjë, ndeshja e saj, ne duam ta kujtojmë atë me gëzim, duke dëgjuar së bashku muzikën e saj“, u shpreh Gabriele Gravina, kreu i futbollit italian.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë vendosur që të rrisin në 75% mbushjen e stadiumit “Wembley” për gjysmëfinalen e sotme të Euro 2020. Rreth 54 mijë tifozë do të ndjekin duelin nga shkallët e stadiumit.

11 mijë do të jenë italianë dhe 9 mijë spanjollë, kjo edhe falë faktit që në Londër komuniteti italian është më i madh se si iberik. Ardhja e tifozëve nga Italia dhe Spanja është e pamundur, pasi ata duhet t’i nënshtrohen karantinës 10-ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat