Shkëndija gati, ky është formacioni

Futboll

Shkëndija gati, ky është formacioni

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 19:33
Shkëndija gati, ky është formacioni

Shkëndijën e Tetovës, skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, shorti në raundin e parë të Ligës së Kampionëve e ka vënë përballë kampionëve të Sllovenisë Ns Mura.

Kuqezinjtë e luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, pikërisht në orën 20:00 në “Arena Todor Proeski” të Shkupit, teksa do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin e dytë.

Në këtë përballje, trajneri kryeqytetas Ernest Gjoka, ka hedhur në fushë, formacionin më të mirë që ka në dispozicion.

Të gjithë sytë janë padyshim te Ibraimi i cili është dhe ylli i tetovarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat