“Hazard-i i ri” drejt transferimit në Serinë A

Futboll

“Hazard-i i ri” drejt transferimit në Serinë A

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:52
Flip Stefanovic

Genoa peshkon në shtëpinë e Manchester City-t .

Qytetarët kanë një talent të cilin duan ta vlerësojnë, ndoshta duke e huazuar.

Po flasim për Flip Stefanovic, i cili pritet të huazohet te kuqeblutë.

Sulmues krahu i krahasuar me Hazard, ai është një lojtar i datëlindjes 2002, por që pavarësisht moshës së re ka koleksionuar 40 ndeshje mes profesionistëve me Partizanin e Beogradit.

Nga aty është transferuar te Manchester City, që ka investuar 8 milionë euro për ta siguruar.

Sipas TMW, shumë shpejt mund të huazohet në Serinë A, te Genoa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat