Mazrekaj humb penallti në shtesë

Futboll

Mazrekaj humb penallti në shtesë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:34
Mazrekaj humb penallti në shtesë, Laçi bie në Podgoricë

Laçi humbi 1:0 ndeshjen e parë ndaj Pogdoricës në Conference League. Bardhezinjtë nuk arritën të dalin me rezultat nga kjo transfertë dhe do të luajnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pavarësisht se në 90 minuta në total ishin më lart sesa malazezët.

Gjithcka u vendos nga një 11-metërsh i shënuar nga ana e Vujovicit në pjesën e dytë, përballë një Laçi që nuk mundi të shfrytëzojë rastet e pjesës së parë ndërsa në kufirin e kohës humbi dhe një 11-metërsh me Mazrekajn. Bardhezinjtë që në fillim patën një mundësi për të kaluar në epërsi, por blerja e kësaj vere, Zarubica nuk arriti dot të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Ndeshja megjithatë ishte e ekuilibruar dhe në pjesën e dytë nisi më mirë për vendasit që mundën të marrin epërsinë në minutën e 57-të me Vujovicin që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Përpjekjet e kurbinasve u duk sikur u shpërblyen në fundin e takimit por fillimisht ishte Veliaj që në të 93-tën pa portierin ti mohonte golin ndërsa në të 95-tën Mazrekaj gaboi një 11-metërsh duke mos mundur të shënonte dot golin e barazimit, me Laçin që në kthim tanimë do të jetë i detyruar të kërkojë fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat