Jorginho: Mora frymë thellë para goditjes – dëshiroja të isha i qetë

Futboll

Jorginho: Mora frymë thellë para goditjes – dëshiroja të isha i qetë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:32
Jorginho, mesfushori i Italisë

Jorginho, mesfushori i Italisë i cili shënoi penalltinë që i dha Azzurrëve finalen e Euro 2020 kundër Spanjës foli pas ndeshjes me mediat italine, ku u shpreh shumë i lumtur për arritjen e kombit të tij.

Italia fitoi pas penalltive ndaj Spanjës me rezultatin 4-2, me Jorginhon që shënoi penalltinë vendimtare.

“Një ndeshje e mrekullueshme kundër një ekipi që na vuri në vështirësi, ne ishim në gjendje të vuanim deri në fund për të fituar”, tha fillimisht Jorginho për Sky Sports Italia.

Si jeni ndier para penalltisë së fundit? “Kur e godet topin, e ndien se ka mbaruar, u përpoqa të harroja atë që kisha rreth meje për të bërë atë për të cilën stërvitesha. Mora frymë duke u përpjekur të qëndroja i qetë para ekzekutimit”, vazhdoi ai.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, është një grup i mrekullueshëm që meriton më të mirën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat