Enrique: Nuk kam parë lojtar si Pedri, as Iniesta nuk ishte i tillë

Futboll

Enrique: Nuk kam parë lojtar si Pedri, as Iniesta nuk ishte i tillë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:05
Enrique: Nuk kam parë lojtar si Pedri, as Iniesta nuk ishte i tillë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka lavdëruar mesfushorin Pedri pas humbjes ndaj Italisë.

Dje, Spanja u eliminua nga Italia në gjysmëfinale, pasi dështuan nga 11-metërshat.

Pas ndeshjes, Enrique tha se as legjenda Andres Iniesta nuk ishte në nivelin si Pedri.

“A e keni parë turneun që Pedri zhvilloi? Asnjëherë nuk kam parë një 18-vjeçar të luajë siç Pedri në këtë turne, as Andres Iniesta. Është çmenduri”, deklaroi ai.

Italia në finale do përballet me fituesin e takimit, Angli – Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat