Anglia apo Danimarka në finale përball Italisë?

Futboll

Anglia apo Danimarka në finale përball Italisë?

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:38
Anglia apo Danimarka në finale përball Italisë?

Ditë më parë Italia siguroi pjesëmarrjen në finale të “Euro 2020”, duke mposhtur Spanjën, vetëm pas penalltive, pasi që ndeshja në kohën e rregullt dhe kohën shtesë u mbyll me barazim 1-1.

Ndërsa, sonte, do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës.

Dy Kombëtaret kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të prekin finalen.

Takimi nis në ora 21:00 dhe barazuar në paraqitjet e kaluara, premtohet një super përballje. Ndërkohë, fituesi i takimit përballet me Italinë me 11 korrik, poashtu në “Uembli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat