Guardiola: Nuk blejmë dot një 9-sh!

Futboll

Guardiola: Nuk blejmë dot një 9-sh!

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:41
Guardiola: Nuk blejmë dot një 9-sh!

Momenti i vështirë ekonomik për klubet e futbollit vëhet edhe më evident, kur drejtuesi i një skuadre që deri më tani ka shpenzuar shuma marramendëse, Pep Guardiola, deklaron se ndoshta këtë verë do ti duhet të bëjë pa blerë një sulmues,një 9-sh puro,  pasi Citizens nuk kanë parë.

Një një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri i Manchester Cityt komentoi situatën aktuale të merkatos duke ju referuar vecanërisht mundësisë për të blerë një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm.

Këto orë në fakt zërat e merkatos për mundësinë e blerjes së Harry Kane apo të një tjetër numri 9 nga City janë gjithnjë e më insistues, por Guardiola jep këtë përgjigje.

” Të gjithë klubet janë në vështirësi në këndvështrimin financiar, dhe as ne nuk bëjmë perjashtim. Tani kemi Gabriel Jesus dhe Ferran Torres që ka qenë i pabesueshëm në pozicionin e 9-ës false, kemi lojtarë të rinj të akademisë, dhe luajmë shumë herë pa një bomber të vërtetë aty para. Nuk e di se çfarë do do të ndodhë. Ndoshta do të blejmë, por ndoshta edhe nuk e bëjmë. Ndoshta nuk vlejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”.

Përvec sulmuesit të Anglisë Harry Kane mediat britanike kanë përfolur si blerje të mundshme të City-t dhe Erling Haaland, dhe të riun e Aston Villas Grealish, i cili gjithsesi nuk mund të përkufizohet si një 9-sh puro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat