Ky është sekreti i Italisë

Futboll

Ky është sekreti i Italisë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:17
Ky është sekreti i Italisë

Federiko Bernardeski ka qenë i kritikuari i madh dhe shpeshherë i vërshëllyer nga tifozët, por nuk zhgënjeu në mbrëmjen më vendimtare. Trajneri i dha besimin për të goditur penalltinë dhe ai e dërgoi në rrjetë.

“Jam shumë i lumtur. Luajtëm në gjysmëfinale kundër një skuadre të madhe dhe ishte ndeshje e vështirë. Në vitet e fundit Spanja ka treguar se është shumë e fortë. Fakti që siguruam finalen është diçka e madhe.

Nëse dikush do të thoshte që kjo Itali arrinte në finale 3 vite më parë, do të quhej si i çmendur. Askush nuk besoi, por vetëm ne dhe trajneri. Jemi një grup futbollistësh spektakolarë ku secili ndihet si titullar. Të arrish në këtë pikë pas kaq shumë vështirësish është diçka e jashtëzakonshme.

Si do t’i kaloj këto ditë? Si gjithmonë. Do të jem i qetë dhe do të bëjmë gjërat si gjithmonë. Të shkosh në finale nuk është për të gjithë, por tani duhet të marrim trofeun.

Tani është koha për festë”, ka thënë Bernardeski. Ai luajti pak minuta në fund, por ishte i përfshirë dhe gjithmonë ka pasur besimin e trajnerit Roberto Mançini. Ky është sekreti i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat