“Djali je i mirë, por mund të na vjedhësh dhomat e zhveshjes”

Futboll

“Djali je i mirë, por mund të na vjedhësh dhomat e zhveshjes”

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 00:47
Patrice Evra

Patrice Evra prej vitesh ka qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe pjesë e kombëtares franceze për një kohë të gjatë, madje edhe kapiten.

Së fundmi ish-mbrojtësi i United e Juventus ka folur për fillimet e tij dhe ka treguar për një provë që ka bërë te PSG. Ai tregon se në kryeqytet nuk e pranuan, madje paragjykuan prejardhjen e tij.

Evra ka lindur në një vend të varfër si Dakari në Senegal dhe te PSG kishin frikë se ai mund të vidhte në dhomat e zhveshjes.

“Në pasaportën time shkruhet se unë kam luajtur me PSG, por nuk e kam bërë. Shkova dhe bëra një prove te PSG. Ata nuk më zgjodhën.

Më thanë: Djali, ti je vërtet shumë i mirë, por je i vogël. Gjithashtu edhe vendi nga vjen, nuk duam të na vjedhësh ndonjë gjë në dhomat e zhveshjes”, tregon Evra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat