Fjalët e para të Ramos si lojtar i PSG-së

Futboll

Fjalët e para të Ramos si lojtar i PSG-së

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:46
Ramos

Sergio Ramos është lojtari më i ri i Paris Saint Germain.

Ramos u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh ku ishte figura kryesore duke e udhëhequr Realin në fitimin e shumë trofeve.

Mirëpo, spanjolli nuk arriti të gjejë akord me “Los Blancos” për zgjatjen e kontratës, kështu që në fund vendosi për largim nga klubi.

Ai u transferua tek Paris Saint Germain me parametër zero, ku nënshkroi kontratë dy-vjeçare.

Ramos është transferimi i tretë pas Wijnaldum dhe Hakimit.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me transferimin e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me PSG. Është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, tha ai.

“Jam krenar të jem pjesë e një projekti ambicioz, të bashkohem me një skuadër të ka lojtarë të mëdhenj. Është një klub që tashmë ka provuar vetën në nivelet më të larta të futbollit”, shtoi ai.

“Unë dua të vazhdoj të rritem me PSG-në dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë tituj”, përfundoi Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat