Vllaznia në sprovë të madhe

Futboll

Vllaznia në sprovë të madhe

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:51
Djarmati

Në prag ndeshje ndaj Shiroki Brijeg në turin e parë të Ligës së Konferencës, ka folur për kanalin zyrtar të klubit drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati i cili analizoi këtë takim:

“Çdo gjë është në rregull, nuk kemi patur asnjë dëmtim. Kemi shumë shanse që mund të kalojmë përpara, Shiroki Brijeg është një skuadër shumë e mirë. Ka lojtarë cilësorë miks edhe me lojtarë me eksperiencë. Tani që është hequr goli jashtë fushe, barazimi nuk ka vlerën si ishte më përpara.

Barazimi do të ishte mirë, por nuk do të zgjidhte asgjë, në Shkodër do të shihet se kush do të kalojë turin. Unë kam dëshirë që ta mbyllim që sot këtë sfidë dhe ndeshja në Shkodër të jetë një formalitet. Unë mendoj që gjëra më pozitive është se nga formacioni i sezonit të kaluar janë larguar vetëm dy lojtarë, Marku dhe Isaevski.

Në vendin e Isaevskit kemi sjellë një lojtar tjetër dhe është përshtatur. Tifozët? COVID-19 nuk mbaron kurrë dhe dua që sëmundje të mbarojë sa më shpejt. AEL Limasol? Është ende herët, ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje ashtu si bëmë dhe sezonin e kaluar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat