Rikthehet për të katërtën herë në pankinën e Gremios

Futboll

Rikthehet për të katërtën herë në pankinën e Gremios

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:20
Rikthehet për të katërtën herë në pankinën e Gremios

Luiz Felipe Skolari rikthehet të trajnojë në moshën 72-vjeçare.

Trajneri i njohur i cili arriti të fitonte Botërorin në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit rikthehet për të katërtën herë në pankinën e skuadrës së Gremios.

Braziliani ka firmosur një kontratë deri në dhjetor të vitit 2022, duke zëvendësuar kështu trajnerin Tiago Nunjesh i shkarkuar nga skuadra e Gremios.

Ish-trajneri i kombëtares braziliane do të debutojë në derbi ndaj Internacionalit në fundjavë.

Me skuadrën e Gremios, Skolari ka mundur të fitojë Kupën e Brazilit në vitin 1994, Kupën Libertadores në vitin 1995 dhe kampionatin në vitin 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat