Ndeshja me shumë telashe

Futboll

Ndeshja me shumë telashe

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:02
Ndeshja me shumë telashe

E konfirmon BBC. UEFA hap hetim “pas pilafit”, pasi iu bë dëmi Danimarkës, për rastin e penalltisë. Natyrisht, jo hetim për gjyqtarin dhe VAR-in, që akorduan një penallti inekzistente për shumicën e specialistëve të fushës, jo se ai rast ndodhi me dy topa në fushë (rregullorja saktëson ndërprerjen e lojës), por sepse tifozët anglezë paskan shqetësuar portierin Kasper Schmeichel me një lazer, duke ia drejtuar në fytyrë, gjatë ekzekutimit të 11-metërshit nga Harry Kane.

Në goditjen e parë, portieri danez priti bukur, por nuk e zotëroi topin, që u kthye te kapiteni anglez, i cili shënoi golin e dytë dhe të kualifikimit në finale. 

Në fakt, duket si një veprim prej “Ponc Pilati” ky i UEFA-s, e gjendur sot nën akuzat e mediave të shumta për favorizimin që po i bën Anglisë në këtë Kampionat Europian. Duhet nënvizuar se fitorja e Anglisë (2-1) ndaj Danimarkës në “Wembley”, të mërkurën, ishte një ndeshje plot ngjarje.

Arbitri akordoi atë penallti në kohën shtesë, që rezultoi vendimtare për të shkuar në finale.

Dy topa ishin në fushë, kur Sterling u pengua në zonën e portës daneze. Kur Kane po përgatitej për të goditur nga pika e bardhë, dikush nga tifozët filloi të ndriçonte me lazer fytyrën e portierit Schmeichel, një veprim i turpshëm, që ka rezultuar në zemërim nga tifozët danezë, disa prej të cilëve kërkojnë që personi fajtor të identifikohet dhe të mos lejohet të shohë më ndeshje futbolli në stadium për tërë jetën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat