Shqiptari i skuadrës së madhe kroate: Më falni, jam fajtor!

Futboll

Shqiptari i skuadrës së madhe kroate: Më falni, jam fajtor!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:13
Shqiptari i skuadrës së madhe kroate: Më falni, jam fajtor!

Skuadra me renome Dinamo nga Zagreb ishte në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Valur nga Islanda, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve për Champions League. 

Megjithatë, dy minuta pa përfunduar takimi kroatët pësuan dy gola dhe iu ngushtua fitorja në 3:2.

Arijan Ademi ka luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme, duke shënuar dy gola për ekipin e tij, në minutën e 8-të dhe 72-tën, por, në minutën e 82-të, ai nuk arriti të realizonte penalltinë.

Pas ndeshjes, Ademi, si gjithmonë, me korrektësi maksimale sportive, mori fajin për rezultatin përfundimtar.

"Ne kemi luajtur vërtet mirë për 80 minuta dhe më pas humba një penallti dhe kjo është arsyeja pse unë marr përgjegjësinë për këtë rezultat. Më falni, jam fajtor. 

Ne mund të kishim fituar me rezultat 4:0 dhe tani i vendosëm përsëri ata në lojë për ndeshjen e kthimit. 

Shpresoj, megjithatë, që në Islandë të luajmë si në 80 minutat e para këtu dhe do të sigurojmë një vend në raundin tjetër", tha Ademi pas ndeshjes së mbrëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat