Një holandez për finalen e Europianit

Futboll

Një holandez për finalen e Europianit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:09
Një holandez për finalen e Europianit

UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në finalen e Europianit në sfidëmn Itali-Angli.

Gjyqtar kryesorë do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.

Për 48 vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës. Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s.

Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander Van Roekel dhe Ervin Zeinstra ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur spanjolli Karlos Del Kerro Grande.

Në VAR do të jetë një gjerman, Bastian Dankert. Finalja do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin Uembli të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat