​Konate do ta mbajë numrin 5 te Liverpooli

Futboll

​Konate do ta mbajë numrin 5 te Liverpooli

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:19
Konate

Gjiganti anglez Liverpooli këtë mëngjes e ka konfirmuar që Ibrahima Konate do të mbajë numrin 5 në fanellë, për sezonin e ardhshëm 2021/22 në “Anfield Road”.

Konate, i cili u transferua nga RB Leipzig, do të merr numrin 5 që u la i lirë nga mesfushori Georginio Wijnaldum, pas largimit të këtij të fundit drejt Paris Saint-Germain, përcjell KosovaPress.

Me publikimin e fanellës së re si mysafirë për sezonin 2021/22, “Të Kuqtë” e konfirmuan se mbrojtësi francez do ta mbaj numrin 5 në pjesën prapa fanellës së tij.

Liverpooli i fillon parapërgatitjet verore me datën 12 korrik, dhe Konate pritet që t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij që nga dita e parë në Kirkby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat