Tahir Batatina çuditë gazetarët maqedonë!

Futboll

Tahir Batatina çuditë gazetarët maqedonë!

Nga: K.Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:37
Tahir Batatina çuditë gazetarët maqedonë!

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, fitues i Kupës së Kosovës, ka arsye të forta që ankohet për humbjen me rezultat 2:0 nga skuadra shqiptare Shkupi, e cila u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. 

“Batatina është i pakënaqur me humbjen e skuadrës së tij (2:0) nga Shkupi në Shkup.

Batatina pretendon se Shkupi nuk e meritonte një fitore të tillë (në Conference League), nga vetëm dy raste në të gjithë ndeshjen, të ndihmuar nga referimi i dobët.

Sipas tij, ky avantazh është i arritshëm në ndeshjen e kthimit”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”, e cila duket se çuditet me deklaratën e Batatinës. 

"Kjo fitore me dy gola është e pamerituar.

Shkupi fitoi me vetëm dy raste që kishte në ndeshje. Ne pësuam golin e parë në mënyrë naive, dhe pastaj të dytin në fund. Kishte disa vendime të diskutueshme të gjyqtarëve, kështu që kur gjithçka përmblidhet, ne nuk e meritonim një humbje të tillë. Por mendoj se kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për takimin e kthimit. Ky avantazh në shtëpi nuk është i paarritshëm.

Ne do të përpiqemi ta anulojmë atë, edhe pse Shkupi është një ekip cilësor", tha Batatina në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat