​Sassuolo konfirmon bisedimet për Locatellin

Futboll

​Sassuolo konfirmon bisedimet për Locatellin

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:24
Manuel Locatelli

Mesfushori italian pritet të largohet nga Sassuolo këtë verë.

Presidenti i klubit italian Sassuolo Giovanni Carnevali ka treguar që klubi janë në bisedime me një klub jashtë Italisë rreth shitjes së mesfushorit Manuel Locatelli, raporton “Goal”.

Është spekuluar që Arsenali është shumë afër që të transferojë mesfushorin italian, sidoqoftë kishte dyshime që Juventusi është duke e kryesuar garën për të.

“Jemi në bisedime për Locatellin me një klub jashtë Italisë, dhe janë bisedime të avancuara. Do të takohemi edhe me Juventusin ditëve në vazhdim, por nuk ka pasur ende bisedime me Juven, pasi që klubet italiane nuk janë në pozita të favorshme financiare”, tha presidenti Carnevali për “Sky Sport”.

Deri tani, shumë klube evropiane kanë shprehur interesim në shërbimet e Locatellit, përfshirë Juventusin dhe Manchester Cityn, por Arsenali ka shprehur interesim serioz për ta transferuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat