Rui Patricio shkurton pushimet verore për t’iu bashkuar Romës

Futboll

Rui Patricio shkurton pushimet verore për t’iu bashkuar Romës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 08:32
Rui Patricio

Rui Patricio ka vendosur të bashkohet me Romën javën e ardhshme, me portierin e Wolverhampton Wanderers që ka shkurtuar pushimet e tij të verës në mënyrë që të fillojë punën me trajnerin Jose Mourinho.

Giallorossët filluan të enjten stërvitjet para-sezonale dhe thuhet se përfunduan transferimin e Rui Patricio në Olimpico, si huazim me mundësi blerje që bëhet e detyrueshme pas 20 ndeshjeve.

Sipas mediumi Sky Sport Italia, marrëveshja është bërë praktikisht dhe Wolves përfundimisht do të pranojë rreth 11 milionë euro plus bonuse.

Portugezi Rui Patricio, i cili po merrte pjesë në Euro 2020 me vendin e tij, madje është i përgatitur të shkurtojë pushimet e tij për një javë në mënyrë që të fillojë punën me Mourinhon.

Është sugjeruar që 33-vjeçari do të takohet me skuadrën, duke e lënë familjen e tij në Algarve.

Përveç portierit portugez, edhe shqiptari Granit Xhaka është përmendur shumë si një transferim i verës për Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat