Partizanin e presin 6 shqiptarët e Baselit

Futboll

Partizanin e presin 6 shqiptarët e Baselit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:05
Partizanin e presin 6 shqiptarët e Baselit

Në rast se skuadra e Partizanit bën detyrën kundër Sfintulit dhe arrin të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, atëherë përballë do të ketë gjigantët zviceranë të Bazelit.

Në takimin e parë kundër moldavëve, Partizani fitoi me rezultatin 5-2 dhe kualifikimi është shumë pranë. Te Bazeli, aktivizohen plot 6 shqiptarë, me në krye Taulant Xhakën. Përveç mesfushorit kuqezi, te Baseli aktivizohen edhe Orges Bunjaku, Edon Zhegrova, Tician Tushi, Pajtim Kasami dhe Albian Hajdari.

Bazeli do të jetë dukshëm favorit në letër në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi dihen cilësitë që lojtarët kanë.

Gjithashtu, kjo gjë vërtetohet edhe nga “Transfermarkt”, pasi vlera e lojtarëve të Bazelit arrin plot 40 milionë euro, ndërsa lojtarët e Partizanit 3.75 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat