Coutinho nuk është në planet e Barcelonës

Futboll

Coutinho nuk është në planet e Barcelonës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:55
Coutinho nuk është në planet e Barcelonës

Philippe Coutinho nuk është në planet e Barcelonës dhe spanjollët po bëjnë gjithçka ta sistemojnë brazilianin në një klub tjetër.

Paga e tij e lartë i penalizon për ta shitur, por te Barcelona do të ishin të kënaqur sikur edhe vetëm të kursejnë pagën.

Së fundmi nga Franca raportohet se Coutinho mund të jetë goditja e madhe e Marseille, sikurse shkruan gazeta “La Provence”.

Marseille së fundmi ka blerë nga Barcelona Konrad De La Fuente dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje edhe për Coutinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat