Barcelona merr në huazim talentin 18-vjeçar

Futboll

Barcelona merr në huazim talentin 18-vjeçar

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:14
Barcelona merr në huazim talentin 18-vjeçar

FC Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rapid Viennan për huazimin e Yusuf Demir.

Talenti i ri austriak do ta kalojë sezonin 2021/22 në huazim te Barcelona B.

Klubi katalunas ka bërë të ditur se për huazimin e tij kanë paguar 500 mijë euro, teksa kanë të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.

Demir është 18-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit ofanziv. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat