Juriç befason për portierin nga Kosova

Futboll

Juriç befason për portierin nga Kosova

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:46
Juriç befason për portierin nga Kosova

Aventura e portierit nga Kosova, anëtar i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishës nuk do të jetë aspak e lehtë te Torino. Trajneri Ivan Juriç e ka pritur me këmbët e para dhe ia ka bërë të qartë se ai do të jetë portieri i dytë i skuadrës, pasi fillimisht do të respektohet hierarkia me Milinkoviç-Saviçin si titullar.

Në konferencën ditën e djeshme, ish-trajneri i Veronës thotë se gjërat janë të qarta, pavarësisht faktit se Berisha është një portier i jashtëzakonshëm.

Sigurisht që kjo është një sfidë, që shqiptari ta fitojë vendin e titullarit në fushën e lojës dhe gjatë stërvitjeve. Portieri Sirigu mendon të largohet nga Torino dhe mund të përfundojë si portier i dytë te Juventusi. Për këtë Juriç i ka idetë e qarta.

“Gjërat për momentin janë të qarta.

Portieri titullar i Torinos do të jetë Saviç, ndërsa Etrit Berisha është portieri i dytë. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit. Të dy janë portierë të shkëlqyer dhe për mua është fat i madh që do të kem mundësi të zgjedh mes tyre”, ka thënë Juriç. Sigurisht që Berisha e ka të gjithë mundësinë për t’ia fituar vendin rivalit dhe shokut të tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat