Mediat boshnjake: Iu dhamë ujë shqiptarëve, ata i përdorën për të gjuajtur...

Futboll

Mediat boshnjake: Iu dhamë ujë shqiptarëve, ata i përdorën për të gjuajtur...

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:02
Mediat boshnjake: Iu dhamë ujë shqiptarëve, ata i përdorën për të gjuajtur...

Vllaznia nga Shkodra humbi në shifrat 3-1 kundër Shiroki Brijeg në transfertën e djeshme.

Takimi është vendosur nga arbitri rus që bëri gabime të shumta dhe anojë tërësisht nga vendasit.

Për këtë arsye te shkodranët ka pasur acarim duke parë mënyrën sesi po vendosej ndeshja.

 Ndërkohë mediat boshnjake e cilësojnë si skandal sjelljen e personave që ndodheshin në zonën VIP dhe që vinin nga Shqipëria, raporton Sport Ekspres nga Tirana. 

“Për shkak të temperaturës së lartë, një pjesë e delegacionit të Vllaznisë në zonën VIP hoqën bluzën dhe shkelën kodin e veshjes.

Shiroki Brijeg iu dha atyre shishe uji në mënyrë që të shuanin etjen, ndërsa shqiptarët i përdorën për të goditur arbitrat me të njëjtat shishe. Nuk dihet ende nëse UEFA do t’i dënojë”, shkruhej në raportim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat