​Verratti konfirmon transferimin e Donnarummas tek PSG

Futboll

​Verratti konfirmon transferimin e Donnarummas tek PSG

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:05
Gianluigi Donnarumma

Mesfushori italian Marco Verratti si duket e ka konfirmuar që Gianluigi Donnarumma do të transferohet tek PSG për sezonin e ardhshëm 2021/22.

Donnarumma u largua nga Milani pasi që kontrata e tij skadoi, dhe pritet t’i bashkohet gjigantit francez pas finales mes Italisë dhe Anglisë në Euro 2020.

Në një konferencë për media para ndeshjes finale, mesfushori i Italisë tregoi që është i lumtur që do ta ketë shok të ri të skuadrës.

“Ai e meriton t’i bashkohet një klubi të madh, që ka ambicie të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur që do ta kem Donnarumman si shok të ri të skuadrës tek PSG, ai do të na ndihmoj shumë”, tha Verratti.

Donnarumma këtë verë e përfundoi aventurën e tij tek skuadra italiane Milan, duke mos e rinovuar kontratën e tij, dhe si lojtarë i lirë pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germain pas finales së Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat