Deçiqi me njoftim të madh para ndeshjes me Dritën

Futboll

Deçiqi me njoftim të madh para ndeshjes me Dritën

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:17
Deçiqi me njoftim të madh para ndeshjes me Dritën

Finalisti i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, me njoftim të madh për tifozët e vet, para ndeshjes së kthimit të rrethit të parë eliminator të Conference League. 

Ndeshja luhet në Podgoricë dhe me shikues. 

“KF Deçiqi njofton të gjithë tifozët se shitja e biletave për ndeshjen e kthimit në kuadër të Uefa Conference League kundër Dritës së Gjilanit do të fillojë prej ditës së shtunë më 10.07.2021.
Biletat do të shiten në qendër të Tuzit në shtandin që kemi vendosur dhe ata prej orës 08:00 – 12:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00.

Për arsye se biletat duhen të jenë të personalizuara të interesuarit duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë.

Një person mund të marrë më së shumti 5 bileta (nënkuptohet edhe këto duhet të jenë të përcjellura me letërnjoftim apo pasaportë).

Çmimet e biletave janë:

- Sektori JUG dhe VERI                                     5,00 euro
- Sektori LINDJE dhe PËRËNDIM   A, F            8,00 euro
- Sektori PËRËNDIM  B, C, D, E                        10,00 euro
Për shkak të numrit të kufizuar të biletavet nga organet e UEFA-s i lusim të interesuarit që me kohë ti sigurojnë ato”, njofton KF Deçiqi. Drita e ka fituar takimin e parë në Prishtinë, me rezultat 2:1 ndaj Deçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat