Çeferin: Nëse më pyetni, unë nuk do ta mbështesja më

Futboll

Çeferin: Nëse më pyetni, unë nuk do ta mbështesja më

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:24
Çeferin: Nëse më pyetni, unë nuk do ta mbështesja më

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, thotë se ai nuk do të mbështesë përsëri idenë për zhvillimin e një Kampionati Evropian nëpër kontinent, pasi është e padrejtë për ekipet si dhe për tifozët që udhëtojnë me mijëra kilometra për t’i përcjellë ndeshjet.

“Euro 2020” është mbajtur në 11 qytete të Evropës, me Londrën që e pret ndeshjen finale ndërmjet Anglisë dhe Italisë, të dielën prej orës 21:00. Megjithatë, disa ekipe dhe tifozët e tyre u detyruan të fluturojnë në skajet e largëta të kontinentit, të tilla si Baku në Azerbajxhan, i cili përfaqësonte një makth logjistik.

“Nëse më pyetni, unë nuk do ta mbështesja më. Unë mendoj se është shumë sfiduese, në njëfarë mënyre nuk është korrekte që disa ekipe duhet të kalojnë më shumë se 10 mijë kilometra dhe të tjerat rreth një mijë për shembull”, tha Çeferin. “Nuk është e drejtë për tifozët. Disa tifozë duhej të ishin në Romë dhe brenda disa ditësh ata duhet të ishin në Baku - një fluturim mbi katër orë. Pra, është e vështirë që sërish të organizojmë një Evropian. Është një ide interesante por e vështirë për t'u zbatuar. Unë nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri”.

Përfaqësuesja e Uellsit i luajti dy ndeshje të Baku para se të fluturonte në Romë për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, dhe pastaj në Amsterdam për 1/8 e finales. Madje, mbrojtësi i Uellsit, Chris Gunter e kritikoi UEFA-n, për formatin e turneut pas eliminimit, duke e përshkruar Evropianin si një “përgatitje shakaje”.

“Çdo komb kishte tifozë kudo që shkonin, vetëm Uellsi jo. Në fakt, ne i kishim 350 tifozë, të cilët thyen rregullat qeveritare dhe llogaritë bankare për të qenë atje që të na përkrahnin. Ne meritonim shumë më shumë nga kjo shaka që e quanin turne”, ishin fjalët e Gunterit.

Gjermania është përzgjedhur për ta organizuar Kampionatin Evropian të vitit 2024, pasi e mundi Turqinë në procesin e ofertave. Ndeshjet e “Euro 2024” do të zhvillohen në dhjetë qytete të Gjermanisë. Herën e fundit që Gjermania e organizoi një turne të madh futbolli, ishte Kampionati Botëror në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat