Shqiptari nuk ia harron të mirat Dinamos së Zagrebit

Futboll

Shqiptari nuk ia harron të mirat Dinamos së Zagrebit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:41
Shqiptari nuk ia harron të mirat Dinamos së Zagrebit

Futbollisti Arian Ademi edhe një herë konfirmoi besnikërinë e tij ndaj Dinamos nga Zagrebi, duke e bërë të qartë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni kroat edhe në këtë periudhë të afatit kalimtar. 

"Klubi qëndroi pas meje kur ishte më së vështiri për mua. 

Çfarëdo që do të bëj tani, është shumë pak për Dinamon. 

Për sa kohë që jam këtu, unë gjithmonë do të bëj më të mirën, pres vetëm të shkojmë përpara, dua të arrijmë sa më shumë suksese në fanellën e Dinamo së Zagrebit. 

Pavarësisht sa rekorde kam arritur në historinë e klubit, nuk kam ndërmend të ndalem me fitoret për Dinamon", tha Ademi, anëtar edhe i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, transmeton mes të tjera "Ekipa.mk".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat