Dani Ceballos: Dëshiroj të luajë për Real Madrid sezonin e ri

Futboll

Dani Ceballos: Dëshiroj të luajë për Real Madrid sezonin e ri

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:16
Dani Ceballos

Dani Ceballos ka zbuluar dëshirën e tij për sezonin e ri në një intervistë të dhënë për AS.

Lojtari i Real Madridit i cili është i huazuar te Arsenali për dy vite, Dani Ceballos, ka zbuluar se do të dëshironte të kthehej në Madrid për të luajtur për “Los Blancos”.

Ai ka thënë se nuk ka folur ende me trajnerin e ri Ancelotti, por tha se është e qartë se ai do të donte të ishte pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.

“Është e qartë, unë do të doja të luaja për Real Madrid. Por duhet të dini se çfarë dëshiron trajneri dhe duhet të jeni në planet e tij. Por qëllimi im është të luaj vitin e ardhshëm në Real Madrid “, tha Ceballos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat