​Benzema nuk do të largohet nga Reali

Futboll

​Benzema nuk do të largohet nga Reali

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:31
Karim Benzema

E ardhmja e sulmuesit francez do të jetë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi edhe nëse ky i fundit arrin të sigurojë shërbimet e Kylian Mbappes këtë verë, raporton “Marca”.

“Galaktikët” dëshirojnë me çdo kusht që ta përforcojnë repartin e sulmit këtë verë, ku edhe janë duke e monitoruar gjendjen e yllit të PSG dhe të Kombëtares së Francës.

Interesimi serioz në Mbappen nuk do të ndikojë në të ardhmen e Benzemas, ku ky i fundit pritet ta rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2023.

Sezonin që lamë pas, Benzema ka bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 30 gola dhe nëntë asistime për skuadrën e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat