Ndërron jetë ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë

Futboll

Ndërron jetë ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:43
Ndërron jetë ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë

Anglia “qan” vdekjen e Pol Marinerit i cili ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares angleze ka ndërruar jetë pas tumorit në tru.

Britaniku gjatë viteve 1977-1985 koleksionoi 35 prezenca me “Tre Luanët” nga ku realizoi dhe 13 gola.

Në rang klubesh ai ishte protagonist me Ipsuiç Taun për triumfin e Kupës së Mbretëreshës dhe Kupën UEFA në sezonet 1977/1978 dhe 1980/1981.

Një lajm i trishtë ky për kombëtaren britanike e cila nesër sfidon Italinë në finalen e EURO 2020 në orën 21:00 në “Wembley”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat