A ka gabuar?

Futboll

A ka gabuar?

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:07
A ka gabuar?

Donnarumma është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Milanin. Raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe do të zyrtarizohet gjithçka pas Evropianit.

Ish mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, tha se ai nuk e gjykon Gigio Donnarumma për largimin, por beson se “rregullat e reja të transferimeve janë të nevojshme”.

Portieri i Italisë la klubin kur i skadoi kontrata me Milanin në fund të qershorit dhe raportohet se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

“Diferenca me kohën time është vet Milani. Më pas isha pothuajse në maje, nuk kishte asgjë më të mirë se Milani. Tani Milani nuk është në ato nivele. Nuk është në nivele te Manchester City dhe PSG, dhe nëse Donnarumma vendos të shkojë te ndonjëra prej tyre, s’mund ta lejoj vetën që ta gjykoj”, tha Nesta.

“A ka gabuar? Këto janë gjërat e tij, ai do të shohë. Përkundrazi, rregullat e reja janë të nevojshme për të rregulluar transferimet: pagat dhe vlerësimet për komisionet e agjentëve”

“Klubet janë bërë sikur të kesh 10 euro në xhep dhe pretendon të blesh rroba që kushtojnë 1.000 euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat