Alenja është zyrtarisht një lojtar i Getafes

Futboll

Alenja është zyrtarisht një lojtar i Getafes

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:28
Alenja është zyrtarisht një lojtar i Getafes

Mesfushori i Barcelonës, Karles Alenja është zyrtarisht një lojtar i Getafes.

Spanjolli i cili ishte i huazuar tek skuadra e Getafes që nga muaji janar i këtij viti është bërë zyrtarisht një lojtar i tyre prej 5 sezonesh pas firmës në kontratë.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi blaugrana ku e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë.

Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari u aktivizuar 5 sfida me Barcelonën dhe 22 ndeshje me skuadrën e Getafes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat