Shqiptari edhe zyrtarisht ndahet me klubin e madh italian

Futboll

Shqiptari edhe zyrtarisht ndahet me klubin e madh italian

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:15
Shqiptari edhe zyrtarisht ndahet me klubin e madh italian

Elseid Hysaj largohet zyrtarisht nga Napoli në drejtim të Lacios. Pavarësisht se zyrtarizimi ende nuk ka ardhur nga klubi kryeqytetas, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka postuar në profiline  tij në rrjetin social “Instagram” një letër lamtumire për skuadrën e Napolit ku falënderon çdo pjestar të klubit, por edhe për tifozët në këto 6 vite të kaluara tek napoletanët:

“Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti i përshëndetjes. Nuk mjafton një postim për të falënderuar të gjithë, por dua të falënderoj shokët e skuadrës, shoqërinë, magazinierët, Tomazin e madh i cili është një nga pjesëzat e historisë së Napolit dhe fizioterapistët.

Falenderoj gjithashtu edhe personatb e tjerë që kam njohur gjatë kësaj periudhe. Një falënderim special për ju tifozë që më keni bërë të ndihem si në shtëpi për mua dhe familjen time.

Jeni një qytet special dhe tifozë special që jepni gjithçka për ata që veshin fanellën e Napolit dhe unë ju them se jam krenar që e kam mbajtur veshur fanellën e Napolit. Për 6 vite me rradhë kam dhënë shpirtin dhe kam derdhur djersë.

Gjithmonë kisha dëshirë ta nderoja këtë fanellë dhe gjëja që më vjen keq është se nuk keni festuar golin tim në stadiumin e mbushur plot. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim siç thotë dhe ajo fraza e famshme ‘Kur shkon tek Napoli qan dy herë, kur mbërrin dhe kur largohesh’. Dhe kjo është e vërteta, gjithmonë do të jeni në zemrën time.”, shkroi Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat