Zbulon pengun e vetëm në 6 vite

Futboll

Zbulon pengun e vetëm në 6 vite

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:37
Zbulon pengun e vetëm në 6 vite

Elseid Hysaj mbyll një epokë pozitive me Napolin dhe fillon një tjetër në kryeqytet.

Mbrojtësi ynë i kombëtares kaloi dje vizitat mjekësore te Lazio dhe nisi stërvitjen me të, pasi ka nënshkruar një kontratë 4+1 vjeçare me bardhekaltrit. Shkodrani kuqezi ritakohet me mentorin e vet, Maurizio Sarri.

Megjithatë, nuk mund ta kthente fletën pa falënderuar të shkuarën e afërt napoletane, sepse bëhet fjalë për 6 vite, që e bënë të njohur në Serie A. Përmes rrjeteve sociale, Hysaj shkruan:

“Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti për t’u përshëndetur. Nuk mjafton një shkrim për t’i falënderuar të gjithë, por dua ta nis nga shokët e skuadrës. Më pas klubi, magazinierët, i madhi Tommaso, fizioterapistët dhe të gjithë profesionistët e tjerë.

Falënderoj edhe njerëzit që kam njohur gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë qenë të gjithë të mrekullueshëm dhe më kanë ndihmuar në rrugëtimin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat