Achraf ka qenë pjesë e Realit që kur ishte 8 vjeçar

Futboll

Achraf ka qenë pjesë e Realit që kur ishte 8 vjeçar

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:07
Achraf ka qenë pjesë e Realit që kur ishte 8 vjeçar

Achraf Hakimi tashmë është futbollist i Paris Saint Germain.

Ai kaloi nga Interi te PSG-ja për 60 milionë euro, një vit pasi e shiti Reali në Itali për 40 milionë euro.

Reali është kritikuar që largoi Achrafin, 22-vjeçar dhe produkt i akademisë ‘La Fabrica’, duke luajtur me të gjitha gjeneratat te Los Blancos, deri te debutimi me ekipin e parë.

Sido që të jetë, agjenti i futbollistit, Alejandro Camaño, ka konfirmuar se në të ardhmen, futbollisti do të dëshironte ta veshë sërish fanellën e bardhë.

“Madrid kishte të drejtën e refuzimit fillimisht derisa PSG dhe Inter vendosën që operacioni të ndodhë”, tha ai për Onda Cero.

“Ëndrra e Achraf është të kthehet në Madrid, sepse ai ka lindur në Madrid, është rritur në Madrid dhe një ditë, ai do të dëshironte të luante për Madridin”, shtoi përfaqësuesi i Achraf.

Achraf ka qenë pjesë e Realit që kur ishte 8 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat