Real Madrid dhe Tottenham në garë për Kounde

Futboll

Real Madrid dhe Tottenham në garë për Kounde

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:21
Jules Kounde

Dy klubet evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde.

Sipas ‘Sport’, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur po synojnë transferimin e Kounde gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Los Blancos’ po synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes pas largimit të Sergio Ramos dhe e kanë prej kohësh si objektiv mbrojtësin e Sevillas.

Në garë për të nënshkruar me francezin së fundmi është futur edhe ekipi anglez  Tottenham.

Drejtuesit e Sevillës u kanë bërë të ditur se kërkojnë të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet 22-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat