“Na shpëto ti Roberto, je shpresa jonë e fundit”, mediat skoceze i luten trajnerit të Italisë

Futboll

“Na shpëto ti Roberto, je shpresa jonë e fundit”, mediat skoceze i luten trajnerit të Italisë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:23
Roberto Mancini

Italia dhe Anglia do të përballen nesër në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar në “Wembley”, atje ku të dy kombëtaret synojnë trofeun e madh.

Të dy kombëtaret po marrrin përkrahje nga shumë shtete të ndryshme të botës, por përkrahja që sot Italia ka marrë është krejtësisht e veçantë.

Bëhet fjalë për Skocinë, rivale historike të Anglisë, që siç ka ndodhur që nga lashtësia e deri më sot, edhe këtë herë rreshtohet haptazi përkrah Italisë për finalen e Euro 2020.

Në rrjetet sociale ka nisur një mobilizim në masë për t’u dërguar mesazhe mbështetjeje italianëve dhe së fundmi kanë zbritur në fushë edhe gazetat kryesore skoceze, me The National që i ka dedikuar faqen e saj të parë imazhit të Roberto Mancinit, në versionin Braveheaert, ashtu si Mel Gibson në filmin e famshëm, me fytyrën të ngjyrosur në blu dhe të bardhë, ngjyrat e Skocisë.

Më se i kuptueshëm titulli që tingëllon si një lutje, “Na shpëto ti Roberto, je shpresa jonë e fundit”. Me skocezët që luten që këtë të diel të mos fitojnë armiqtë e tyre të urryer, por Anglinë nuk e urrejnë vetëm në Skoci, ndoshta për faktin se Brexit është ende një plagë për Kontinentin e vjetër, apo edhe fakti se afërsia e UEFA-s dhe Ceferin me anglezët ka shkaktuar një pakënaqësi kolektive, edhe pse “Wembley” do të jetë i mbushur me 50 mijë anglezë, duket se gjithë Europa bën tifo për italianët, siç shpjegojnë mediat përtej Adriatikut, duke publikuar edhe hartën interesante me shpërndarjen e tifozëve ku natyrisht mbizotëron tringjyrëshi i Italisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat