Nuk është e lehtë të gjesh një sulmues në historinë e Real Madridit...

Futboll

Nuk është e lehtë të gjesh një sulmues në historinë e Real Madridit...

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:28
Nuk është e lehtë të gjesh një sulmues në historinë e Real Madridit...

Nuk është e lehtë të gjesh një sulmues në historinë e Real Madridit, i cili ka luajtur më shumë ndeshje sesa Karim Benzema. Në fakt, vetëm Santillana ka luajtur më shumë për klubin (654 ndeshje) se sa Benzema që ka 559 paraqitje

Dje, më 9 korrik, bëhën saktësisht 12 vite prej që francezi i është bashkuar Los Blancos dhe për momentin ka një udhëtim të mahnitshëm me këtë klub. Klubi e kishte vendosur në listën e transfereve disa herë në vitet e kaluara, por ai mbeti se mbeti në Madrid.

Pa Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale, Bezema do të bëhej pika kryesore për Real Madridin. Ai përfundoi sezonin 2020/21 si golashënuesi i dytë me gola derisa arriti që të shënoi 30 gola.

Benzema shënoi katër gola në Euro 2020, duke bërë që Kylian Mbappe dhe Antonio Griezmann të jetë në hijen e tij dhe përfundoj i dyti me gola pas Cristiano Ronaldos, Harry Kane, Romelo Likaku dhe Emil Forsberg.

Pavarësisht a do të vijë Mbappe apo jo këtë verë, Benzema pritet të jetë lider në sulmin e Real Madiridit. Para se sezoni të startojë, Real Madridi dhe Benzema pritet që të kenë një marrëveshje të re, marrëveshje që do ta mban atë në klub deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat