Flet Marcelo, kapiten i ri i Real Madridit

Futboll

Flet Marcelo, kapiten i ri i Real Madridit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 23:35
Marcelo

Mbrojtësi Marcelo do të jetë kapiten i ri i Real Madrid.

Shiriti i kapitenit të ‘Los Blancos’ i ka kaluar Marcelos pas largimit të Sergio Ramos.

Braziliani është shprehur tejet i lumtur që do të jetë kapiten i skuadrës në një deklaratë për webfaqen e klubit.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten i klubit më të madh në botë, jam jashtëzakonisht me fat”, tha ai.

“Kur je futbollist i Real Madrid zgjohesh çdo ditë plot dëshirë dhe kjo rritet pas çdo sezoni. Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë, por dëshira është ende këtu dhe ajo vazhdon të rritet. Unë me të vërtetë po pres fillimin e sezonit të ri”, shtoi ai.

“Unë mësoj shumë çdo sezon, gjithmonë ka diçka të re. Jam edhe më i ngazëllyer për këtë sezon të ri, sepse unë jam kapiten i Real Madrid. Është një ëndërr e realizuar për mua dhe besoj se kam bërë gjithçka që mundem që të jem këtu për një kohë kaq të gjatë”, përfundoi Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat