Bregu largohet zyrtarisht nga Teuta

Futboll

Bregu largohet zyrtarisht nga Teuta

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:47
Bregu largohet zyrtarisht nga Teuta

Dejvi Bregu largohet zyrtarisht nga Teuta.

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore i cili udhëhoqi djemtë e detit drejt fitimit të titullit kampion me 16 golat e tij. Menjëherë pas postimit të Bregut në rrjetet sociale ka ardhur edhe njoftimi i Teutës që falenderon futbollistin për kontributin e dhënë duke nënvizuar se do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së klubit. Me shumë gjasa Bregu do ta vazhdojë karrierën në ligën e parë turke te Boluspor.

Postimi i Teutës

Faleminderit përzemërsisht Dejvi Bregu për këtë vit emocionues. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit dhe të golashënuesit. Kontributi i madh i Dejvit për klubin dhe fanellën e klubit të Teutës do shkruhet me shkronja të arta.

Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DEJVIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat