Konfirmohet e ardhmja e Messit

Futboll

Konfirmohet e ardhmja e Messit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:33
Konfirmohet e ardhmja e Messit

“Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën”, janë fjalët e shokut të Messit, janë fjalët e De Paul.

Duket se Lionel Messi s’do të ndërrojë ambient.

Ani pse Barcelona është në vështirësi dhe ende nuk po ka mundësi të finalizojë rinovimin e kontratës me Leo Messin, shkaku i kushteve ekonomike, 34-vjeçari do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Rodrigo De Paul, i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren e Argjentinës kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës me rezultat minimal 1-0, konfirmoi qëndrimin e Leos në Barcelonë.

“Lionel Messi më në fund e fitoi trofeun që gjithmonë e ka dashur me Argjentinën dhe do të festojmë për Leon. Pastaj, ai do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën”, tha De Paul.

Marrëveshja e re ndërmjet Barçës dhe Messit raportohet se do të jetë deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat