Përplaset me portierin

Futboll

Përplaset me portierin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:27
Përplaset me portierin

I grumbulluar me kombëtaren meksikane për ndeshjet e Golden Cup, sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, që në minutën e 10’ të sfidës ndaj Trinidad & Tobago.

Pas një depërtimi në zonë, Lozano mori një shtyrje të lehtë nga një mbrojtës kundërshtar dhe në rënie e sipër i përplas me gjurin e portierit të Trinidad & Tobagos, i cili ishte duke vrapuar për t’i bllokuar rrezen.

Pas ndihmës së parë mjekësore, sulmuesi u largua me barelë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku qëndroi gjithë natën nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të kryejë edhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë trajneri i Meksikës, por edhe klubi i Napolit, në daljet për mediat konfirmuan se gjendja shëndetësore e Lozanos është e mirë dhe se nuk ka më asnjë rrezik, teksa pritet që shumë shpejt të përcaktohet edhe data e rikthimit në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat