Qytetarët parashikojnë finalen Itali – Angli

Futboll

Qytetarët parashikojnë finalen Itali – Angli

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Finalja e Kampionatit Evropian Euro 2020, asht sikur në të gjithë botën, ka zgjuar interesim dhe po pritet me kureshtje të madhe edhe të kosovarët.

Anglia dhe Italia do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley” ku edhe do të mësohet kampioni i ri i Evropës në futboll.

Te ndryshme ishin mendimet e qytetarëve sa i përket fituesit të kësaj ndeshje, Disa thonë se do të fitojë Anglia, e disa të tjera Italia.

Leotrim Berisha e sheh Italinë si favorite në finale duke thënë se kjo skuadër ka treguar lojëra më të mira që nga fillimi i Kampionatit Evropian.

Berisha: Italia është favorit në finale kundër Anglisë

Image

“Mendoj se Italia, Ka lojtarë pak më të mirë ndoshta edhe ka bërë lojë më të mirë që nga fillimi. Anglia pak më me vështirësi ka fituar kundër Danimarkës por besoj se Italia.”, tha Berisha.

Qytetari tjetër Besim Rama është i bindur se Anglia është skuadër më e mirë se Italia dhe se kësaj radhe do të shpallet kampion.

Rama: Anglia është më e mirë do të bëhet kampion

“Fitues do të jetë Anglia. Italianët u pa që në lojën e fundit nuk treguan diçka. Anglia për momentin është më e mirë dhe mendja ma merr që do të bëhet kampion.”, tha Rama.

Ndërsa Luftri Meta parashikon që ndeshja do të shkojë në vazhdime pasi rezultati i kohës së rregullt do të jetë 1-1 dhe më pas Italia do të triumfojë me rezultat 2-1.

Image

Meta: Ndeshja shkon në vazhdime dhe e fiton Italia me rezultat 2-1

“Nesër besoj Italia del fitimtare. Do të jetë lojë e vështirë. 1-1, loja shkon në vazhdime, Italia fiton 2-1.”, tha Meta.

Krenar Gashi është i bindur se kampion i Evropës do të shpallet Italia dhe se do ta mposhtin Anglinë me rezultat 2-1.

Gashi: Italia e fiton ndeshjen ndaj Anglisë me rezultat 2-1.

“Që nga fillimi e kam përkrahur Belgjikën, por tani mendojë se Italia do të jetë finalisti[...]Kam menduar Belgjika, por tani për momentin mendoj Italia që do ta marrë. 2-1 për Italinë.”, tha Gashi.

Image

Finalja e Kampionatit Evropian zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat