Sot do të jetë nata e së vërtetës

Futboll

Sot do të jetë nata e së vërtetës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:55
Sot do të jetë nata e së vërtetës

“Pi vodka, pi Jager dhe koka e tij është shumë e madhe”, kjo është kënga e tifozëve anglezë për Harry Maguire.

Një mendim ky që duket se e kanë edhe familjarët e lojtarit, aq sa edhe partnerja e tij Fern Hawkins është kapur në një video duke kënduar “fucking massive head” në një kor bashkë me miq dhe familjarë.

Një nga bijtë e shumë të Yorkshire të pranishëm në Angli është bërë, në harkun e pak viteve, nga një qendërmbrojtës premtues në qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Falë parave të Manchester United, por edhe sezonit prej lideri me Leicester. Produkt i sektorit të moshave ët Sheffield, ku ka fituar për tre vite radhazi titullin e lojtarit të vitit, ka luajtur në League One dhe është huazuar nga Wigan. Më pas, Leicester e ka blerë për 12 milionë sterlina dhe pjesa tjetër është histori.

Protagonist në fushë dhe jo vetë,. Në vitin 2020, arrestimi në Greqi, në Mykonos: dy net në qeli për një sherr jashtë një lokali, pas një nate gjatë së cilës duket se ka shpenzuar deri në 70 mijë euro.

Me pushime me Ross Barkley, në 5 orë duket se ka shpenzuar një shumë të çmendur për verë, alkool dhe ushqime ekstra luksoze.

Fatura është bërë akoma më e kripur nga gjoba 100 mijë euro që i kanë vënë autoritet greke, pavarësisht se Maguire është deklaruar i pafajshëm.

Me United, në sezonin e kaluar, shumë ëndrra dhe pak lavdi. Tani ka rastin për të treguar se vlen çdo sterlinë të shpenzuar. Natyrisht, jo në lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat