Belotti i pavendosur

Futboll

Belotti i pavendosur

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:01
Andrea Belotti

Sulmuesi i Torinos Andrea Belotti ende nuk vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas ‘Sky Sports Italia’, Belotti do të vendos për të ardhmen e tij pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Sulmuesi ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka marrë vendim nëse do të rinovojë apo do të largohet nga skuadra torineze.

Thuhet se Roma po udhëheqë garant për të nënshkruar me 27-vjeçarin por për momentin oferta e tyre është thuajse përgjysmë më e vogël se sa çmimi i futbollistit që llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

Italiani, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me Torinon në të gjitha garat duke realizuar 13 gola dhe shtatë asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat