Gareth Southgate nuk ka frikë nga mesfusha italiane

Futboll

Gareth Southgate nuk ka frikë nga mesfusha italiane

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:42
Gareth Southgate

Italia dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të Euro 2020.

Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 21:00.

Para ndeshjes me Anglinë ka folur, Gareth Southgate.

Ai tha se Anglia u ballafaqua deri këtu me shumë mesfusha cilësore, dhe se mesfusha italiane nuk e frikëson atë.

“Kur stërvitni një ekip si ky, shikoni gjithçka dhe duhet të vendosni gjithçka, duke u bazuar në informacionet që ke për ekipin tënd dhe kundërshtarin. Ju duhet të përshtateni me pikat tuaja të forta dhe të përqendroheni në dobësitë e tyre. Italia ka një trajner me përvojë, lojtarë cilësorë, dhe ka thyer rekorde në këtë gjatë Kampionatit Evropian. Ne e dimë këtë, por djemtë tanë kanë luajtur tashmë kundër Kroos, Modric dhe me shumë lojtarë tjerë kualitativ”, tha Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat