Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian.
Në finalen e “Euro 2020” do të takohen Italia dhe Anglia. Italianët e kërkojnë titullin e kampionit të Evropës për herën e dytë, kurse anglezët për herë të parë.
“Tre Luanët” vlerësohen favorit për të triumfuar sonte nga kompanitë e basteve. Fitorja e tyre ka kuotën 2.45, kurse ajo e italianëve 3.40.
Barazimi brenda kohës së rregullt prej 90-të minutave është kuotuar me 2.90.
Ndryshe, finalja mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet nga ora 21:00 në “Wembley” të Londrës.