​Befason Redknapp: Italia duhet të luftojë për barazim sepse Kane tashmë ka shënuar

Futboll

​Befason Redknapp: Italia duhet të luftojë për barazim sepse Kane tashmë ka shënuar

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:17
Harry Redknapp

Harry Redknapp nuk ka absolutisht dyshime se Harry Kane do të shënojë për Anglinë kundër Italisë sonte dhe të jetë golashënuesi më i mirë i EURO 2020.

“Itali-Angli mund të jetë një lojë e mrekullueshme. Këto janë dy skuadra vërtet të forta dhe mund të shkojnë në kohë shtesë, nëse jo në penallti ”, tha Sir Harry Redknapp për “Tuttomercatoëeb”.

“Roberto Mancini ka bërë vërtet mirë, pasi Italia kapërceu pengesa të mëdha për të arritur në këtë finale. Është mirë të shohësh “Azzurrët” përsëri në elitën e futbollit ndërkombëtar ”.

Sidoqoftë, Redknapp sheh vetëm një gjë që sigurt do të ndodh sonte në stadiumin “Ëembley”, përcjellë KosovaPress.

"Anglia ka një grup të shkëlqyeshëm të lojtarëve të rinj dhe qershia mbi tortë është Kane. Ne kemi numrin 9 më të mirë në botë, nuk ka absolutisht asnjë dyshim për këtë.”

"Unë jam i bindur që Kane do të barazohet me Cristiano Ronaldon dhe Patrik Schickun si golashënuesi më i mirë i turneut. Ai tashmë ka katër gola, i duhet vetëm një më shumë.”

“Nëse Italia dëshiron të luftojë deri në fund, ata do të duhet të shënojnë të paktën një gol. Pse Sepse goli i Kane është shkruar tashmë. Harry do të shënojë në finale, nuk ka dyshim për këtë. ”, ka thënë në fund Redknapp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat